Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksident që ka ndodhur sot në autostradën "Ibrahim Rugova", konkretisht në dalje të Prizrenit drejtimi veri.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë Luljeta Mehmeti.
Ajo tha se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur.
Mehmeti theksoi se viktimat janë transportuar në emergjencën e Prizrenit.
"Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit", tha ajo për Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=S0AW_d4qxzU
https://klankosova.tv/vetaksident-i-rende-ne-autostraden-ibrahim-rugova/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.