Lajmet e fundit

Aleanca Kosova e re mbajti një aktivitet në Gjilan.
Në tubim, Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli tha se qëndrimi i tij në politikë është i lidhur me të rinjtë, ndërsa që për të moshuarit nuk i bën shumë, njofton Klan Kosova.
Ndryshe nga Gjilani, ai foli edhe për rritje ekonomike. Pacolli tha se nuk i beson deklaratave të anëtarit të koalicionit, LDK-së, se Kosova ka rritje ekonomike prej 4%.
Sipas tij, Kosova nuk ka rritje ekonomike më shumë se 2/3% por që kjo do të ndryshojë nëse ai do të qeverisë duke e çuar në 8%.
Kronikë e realizuar nga Iliri Pireva.