Lajmet e fundit

Me punën e kryeministrit, Ramush Haradinaj janë të kënaqur 42 për qind e kosovarëve.
Këtë shifër e ka publikuar UNDP në raportin e pulsit Publik.
Sipas këtij dokumenti kjo është përqindja më e lartë e qytetarëve të kënaqur me shefin e qeverisë që nga viti 2014.
Rezultatet e anketës tregojnë një rritje të kënaqësisë me performancën e institucioneve të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Rreth 36% e kosovarëve u shprehën të kënaqur me institucionet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore së bashku, krahasuar me 21% në tetor të vitit 2016.
Anketa me 1305 qytetar është kryer gjatë muajit shtator dhe në fillim të muajit tetor, transmeton Klan Kosova