Lajmet e fundit

Në Ditën Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave, në Ferizaj situata paraqitet shqetësuese.
Sipas të dhënave aktuale, në këtë qytet numërohen mbi 5 mijë përdorues aktivë të substancave narkotike, raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ajo që po vlerësohet si edhe më shqetësuese është ndryshimi i moshës së përdoruesve.
Në të kaluarën, konsumi i drogës ishte më i përqendruar te të rinjtë në moshat madhore, por vitet e fundit droga ka filluar të prekë edhe fëmijët.
Raste të raportuara përfshijnë përdorues të moshës 9 apo 10-vjeçare e tutje, theksoi Hasani, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese: