Lajmet e fundit

Edhe dy gra i janë shtuar listës së atyre që akuzojnë producentin e Hollywood, Harvey Weintesin për ngacmim.
Aktorja britanike, Lysette Anthony ka thënë se ishte sulmuar në shtëpinë e saj në Londër diku ka viti 1980, përderisa siç ka thënë një grua tjetër e paidentifikuar ishte dhunuar më 1992, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Organizata prapa Oscar ka votuar për të përjashtuar Weinstein dhe vëllanë e tij që e ka quajtur “të sëmur dhe i prishur”.
Weinstein, 65 vjeç, këmbëngul se çdo kontakt seksual që ka pasur ka qenë konsensual.
Policia në Londër është duke hetuar dyshimet ndaj Weinstein që gjithashtu është nën hetim edhe të policisë në New York.
Dhjetëra aktore të famshme – përfshirë, Angelina Jolie, Gwyneth Paltroë dhe Rose McGowan kanë akuzuar Weinstein për ngacmim dhe dhunime seksuale.