Lajmet e fundit

Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore të publikuara së fundi nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti papunësia është rritur për 2.9% krahasuar me shkallën e papunësisë, që është regjistruar nga kjo agjenci në vitin e kaluar.
Shkalla e papunësisë për tremujorin e tretë të këtij viti është 30.2%.
Tremujorin paraprak shkalla e papunësisë është regjistruar 30.6% pëderisa në tremujorin e parë ishte 30.6%.
Mesatarja për këta nëntë muaj është 30.4% ose 2.9% më e lartë krahasuar me vitin 2016, kur shkalla e papunësisë ka qenë 27.5%.
Papunësia më e theksuar në tremujorin e tretë të këtij viti është tek femrat me 38%, përderisa tek meshkujt kjo shifër ka shënuar vlerën prej 27.8%.
Shkalla më e theksuar e papunësisë është tek grupmoshat 15-24-vjeçare me 53.3%.