Lajmet e fundit

Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës i së shtunës në kryeqytetin irakian, Bagdad, është rritur në 165.
Qeveria pas këtyre sulmeve ka shpallur tri ditë zie që përveç të vdekurve ka lënë të plagosur edhe 225 persona të tjerë, transmeton Klan Kosova.
Një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu në distriktin Karrada, vend ku familjet bëjnë pazaret gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik.