Lajmet e fundit

Shpresat janë rritur që një evakuim i planifikuar në pjesët e kontrolluara nga rebelët në qytetin sirian të Aleppos të fillojë së shpejti, pas dështimit të një marrëveshjeje të mëhershme.
Burime brenda rebelëve i kanë thënë BBC-së se një armëpushim i ri kishte qenë në fuqi nga 03: 00 dhe evakuimi do të nis mëngjesin e sotëm, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, burime nga ushtria siriane, dhe mediat ruse raportojnë se përgatitjet janë në proces.
Luftëtarët rebelë dhe civilët kanë pasur në plan të largohen mëngjesin e së mërkurës, por armëpushimi atje dështoi.
Agjencia e lajmeve "Reuters" citon një burim zyrtar sirian të ketë thënë se "operacioni për organizimin e personave të armatosur nga qytetin i Aleppos tashmë ka filluar", transmeton Klan Kosova.