Lajmet e fundit

Nga Qeveria e morën lajmin e shumëpritur. Policëve të Kosovës do t'iu rriten pagat.
Sindikata e Policisë iu gëzua këtij vendimi që u mor në mbledhjen e Qeverisë të hënën derisa pret që miratimi të bëhet në afat sa më të shpejtë edhe nga Kuvendi.
Mirëpo, sindikalistët janë të shqetësuar për mungesën e një Ligji për Sigurimet Shëndetësore.
Në ekzekutiv, vendimit i japin epitet të rëndësishëm.
Rritje do të përfitojnë të gjithë, si stafi i uniformuar ashtu edhe ai civil. Pagat do të rregullohen sipas koeficientëve të paraparë me ligj.
Kronikë e zgjeruar nga Klan Kosova.