Lajmet e fundit

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati, njoftoi se 300 milionë euro më shumë peshon buxheti i vitit 2025 që qeveria po e përgatit.
Sipas kreut qeveritar, 3.6 miliardë euro do të jetë buxheti i vitit tjetër, e kjo u mundësua falë rritjes ekonomike ku edhe barra financiare u tëhollua, raporton Klan Kosova.
Kjo ndarje buxhetore krijoi hapësirë që të ketë edhe rritje të pagave për sektorin publik.
Vlera e koeficientit nuk do të rritet, por secilës pozitë nga viti i ri, do t`i shtohet nga një koeficient – por në dy pjesë, sipas ministrit të Financave Hekuran Murati.
Kjo ngritje sipas Muratit, është më e përshtatshme pasi rritja do të jetë më e vërejtshme tek kategoritë me koeficient më të vogël.
120 milionë euro shtesë do të jenë të dedikuara për këto paga në buxhetin, që të mërkurën pritet të miratohet në qeveri, para se të dërgohet në Kuvend. /Klankosova.tv
Kronikë nga Flamur Gajtani