Çmimet e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rritur më tepër sesa që pritej në muajin e kaluar.
Gjithashtu edhe qiraja dhe çmimet e naftës kanë regjistruar ngritje.
Shkalla e inflacionit që matë ritmin e rritjes së çmimeve ishte 3.7 përqind në muajin gusht, ka njoftuar Departamenti i Punës, derisa ajo në korrik ishte 3.2 përqind, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Të dhënat nënvizojnë sfidat me të cilat po përballen zyrtarët për t’i stabilizuar çmimet, të cilat vitin e kaluar u rritën në nivelin më të lartë ndër dekada.
Analistët thonë se Banka Qendrore, që synon mbajtjen e inflacionit në 2 përqind, është duke mbetur e brengosur që problem nuk është duke u zgjidhur.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.