Lajmet e fundit

Të dielën në Lipjan janë arrestuar dy persona pasi që janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.