Lajmet e fundit

Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodhur një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes.
Me anë të një komunikate për media, Posta ka bërë të ditur se për këtë rast janë duke u marr organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
Bëhet e ditur se menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmerr masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi./kp