Lajmet e fundit

Një helikopter rus që barte punëtorët drejt fushave të naftes është rrëzuar duke lënë të vrarë të paktën 10 persona nga 25 sa gjendeshin në bord.
Helikopteri Mi-8 ishte nisur nga Igarka në regjionin e Krasnoyarskit në Siberi, ndërsa u rrëzua rreth një milje larg brigjeve të lumit Yenisey.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se helikopteri po barte ata drejt fushës së largët të naftës dhe gazit Vankor, ku mund të shkohet vetëm nëpërmjet helikopterëve .
Hetuesit janë duke u munduar të gjejnë shkaktarët e rrëzimit të helikopterit, që ishte pronë e kompanisë ajrore "Turukhan".
-