Lajmet e fundit

Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë.
Skelet janë rrëzuar nga një objekt ky dyshohet se po punohej.
Nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje.
Deri më tani nuk dihet se a ka të lënduar nga ky rast.
Drejtori i Emergjencave Lulzim Fushtica, tha për Klankosova.tv se ai është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
"Nuk kam ende informacione deri në këtë moment. Lidhur me rastin do të njoftoj me kohë", tha ai për Klankosova.tv
Raportohet se rasti ka ndodhur në lagjen "Qafa" në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit.