Policia shqiptare dhe ajo malazeze kanë shpëtuar dy turiste kroate, të cilat rrezikonin mbytjen në det.
Sipas policisë, ka qenë një shtetas francez, i cili ka dalë me not në breg të detit dhe ka kërkuar ndihmë për dy turistet nga Kroacia.
“Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Postën Kufitare Velipojë dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues, bënë të mundur nxjerrjen nga deti me një mjet lundrues të Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën”./abcnews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.