Lajmet e fundit
Tre djem nga Estonia kanë rrezikuar jetët e tyre për një “selfie”. Ata janë ngjitur në kullën rreth 200 metra të gjatë të një televizori, për të shkrepur disa foto.

Ervin Punkar 17-vjeç bashkë me dy shokët e tij, Keivo Pint 19-vjeç dhe Juri Uluots 17-vjeç janë ngjitur në kullën e ndërtuar në vitin 1857 pa asnjë masë sigurie.
Djemtë kishin marrë me vete një GroPro dhe një shkop, në mënyrë që fotot të ngjanin më bukur. Pavarësisht se gabimi më i vogël mund t’ju kushtotne me jetë, djemtë nuk janë bërë aspak pishman për aventurën e tyre.
“Ne e morëm si një sfidë, e paramenduam se do të jetë shumë bukur dhe ashtu doli të ishte. Na është dashur një orë që të ngjitemi deri në maje, por ia vlejti. Ne kemi filmuar dhe duam t’u tregojmë të gjithëve sa bukur ishte”, është shprehur Ervin Punkar.