Lajmet e fundit
Mbi 60 gjyqtar të cilëve u mbaron mandati fillestar rrezikojnë riemërimin për shkak se komisioni për vlerësimin e performancës nuk pranon të punojë nëse nuk i merr pagat shtesë.

Këtë e ka konfirmuar edhe anëtari i KGJK-së gjyqtari Agim Maliqi.
Ndërkaq, nga ana tjetër, edhe gjyqtarët e krimeve të rënda në Prishtinë kanë tentuar që të mos i procedojnë lëndët që i marrin nga Prokuroria Speciale.
Edhe anëtarja tjetër e KGJK-së, Valdete Daka ka thënë se reagimi i gjyqtarëve të krimeve të rënda është i drejtë, pasi që aktakuzat që i ngre Prokuroria Speciale po shqyrtohen, trajtohen dhe gjykohen nga gjyqtarët me paga dy herë më të vogla se prokurorët e PRSK-së. Shkruan Kosova Sot