Lajmet e fundit

Mjaftoi një video e këngëtares Rrezarta Shkurta në Instagram ku shihet duke dekoruar pemën e Krishtlindjeve me familje për të thënë se ajo është shtatzënë.
Derisa lajmi se këngëtarja ishte në pritje të fëmijës së dytë u përhap, ishte vetë Shkurta që mohoi gjithçka.
Ajo reagoi po në llogarinë e saj në Instagram - duke thënë se thjesht ishte shëndoshur dhe nuk kishte ndërmend të jetë shtatzënë, njofton Klan Kosova.
Vendimin që të reagonte ndaj këtij lajmi këngëtarja e kishte bërë pasi shumë miq kishin filluar ta uronin.
https://www.instagram.com/p/Bp5FH8OhbNw/?utm_source=ig_embed
