Lajmet e fundit
Pas insistimit të organeve komunale, Ministria e Infrastrukturës ka filluar punët në ndërtimin e një rrethrrotullimi në hyrje të Vushtrrisë.

Ministria e Infrastrukturës të enjten ka filluar punët në ndërtimin e një rrethrrotullimi në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë, më saktësisht në udhëkryqin e rrugëve qytet - Mitrovicë - Gojbulë.
Ky vend nga shumë është cilësuar edhe si "Udhëkryqi i vdekjes" për shkak të një numri të madh të aksidenteve me fatalitet.
Zëdhënësi i Komunës së Vushtrrisë, Shemsedin Preteni i tha Klan Kosovës se ky veprim i organit qeveritar erdhi pas insistimit të madh të komunës.
"Ndërtimi i një rrethrrotullimi të tillë ka qenë nevojë e kahmotshme për shkak të numrit të madh të aksidenteve që kanë ndodhur në atë vend, ndaj komuna ka kërkuar vazhdimisht që kjo të bëhet".
Preteni poashtu tha se "pritet që punët të mbarohen brenda 28 ditëve, ndërsa është mbyllur për qarkullim rruga "Ismail Qemajli"".