Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar edhe nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka parë sërish punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Prishtinës, që është investimi më i madh i MKRS-së në fushën e sportit deri me tani.
Ministri Shala u shpreh shumë i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve, dhe shtoi se ky është lajm i jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës, sidomos për kombëtaren, meqë shpejt këtu pritet që te zhvillohen ndeshjet kualifikuese.
Ai po ashtu u shpreh se pas plotësimit të kritereve të kërkuara nga UEFA, dhe pas punëve shtesë që kanë dalë si rezultat i këtyre kritereve për plotësimin e kategorisë së katërt, punimet tanimë po zhvillohet shumë mirë, transmeton Klan Kosova.