Lajmet e fundit

Kirurgu britaniko-palestinez, Ghassan Abu-Sittah për CNN ka thënë se fëmijët përbëjnë rreth 40 për qind e të plagosurve nga sulmet në Gaza.
Ai u shpreh se shumica e të plagosurve po vijnë nga rrënojat e shtëpisë së tyre, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Shumica e të plagosurve po vijnë nga rrënojat e shtëpisë së tyre. Fëmijët dhe pacientët e tjerë vijnë me plagë nga shpërthimet ose ata shtypen nën rrënojat e shtëpisë së tyre”, është shpreh ai.