Lajmet e fundit

Rreth 100 pasagjerë emigrantë dyshohet se janë mbytur gjatë rrugëtimit nga brigjet e Libisë drejt Italisë përmes Mesdheut, transmeton Klan Kosova.
Tetë trupa janë gjetur në ujërat e detit Mesdhe, ndërsa 4 persona janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dyshohet për 100 pasagjerë të zhdukur.
Varka është mbytur mes Libisë dhe Italisë, vetëm 30 milje larg brigjeve të shtetit afrikan.
Numri i emigrantëve që udhëtojnë drejt Europës nga toka ka rënë që prej pikut të krizës së tyre në fund të vitit 2015, por rrugët e paligjshme detare mbeten ende tejet të synuara dhe tejet të rrezikshme gjithashtu.