Lajmet e fundit

Është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë, përkatësisht në rrugën Prishtinë-Gjilan pas reshjeve të fundit të shiut.
Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ai njoftoi gjithashtu se ekipet janë në terren dhe po punojnë për hapjen e saj, transmeton Klankosova.tv.
“Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, shkroi ai në Facebook.