Lajmet e fundit

Një 22-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend pasi u rrëzua nga dhjetëra metra lartësi në Australi.
Ngjarja ka ndodhur sot pranë një plazhi, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.
I riu ra mbi një shkëmb duke ndërruar jetë menjëherë, transmeton shekulli.com.al.
Pushues dhe turistë që ishin pranë kanë tentuar ta ndihmojnë të riun dhe kanë njoftuar shërbimet emergjente, por gjithçka pasi ai kishte ndërruar jetë.
Helikopterë shpëtimi, mjekë të urgjencës dhe policia nuk mundën ta risillnin atë në jetë.
Është e paqartë nëse i riu ra aksidentalisht apo u shty nga persona të tjerë.