Lajmet e fundit

Qindra pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar pas rrëshqitjeve të dheut që goditën 33 ndërtesa në pjesën jugore të qytetit Shenzen në Kinë.
7 njerëz janë gjetur tashmë, ndërsa 91 të tjerë end epo mungojnë. Rreth 900 persona janë evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut të dielën.
Autoritetet kanë bërë të ditur se një grumbull i madh gurësh dhe bazat e ndërtesave kanë humbur stabilitetin dhe kanë kolapsuar.
Ky qytet kinez është njëra ndër qendrat më të mëdha industriale.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, ka thënë se këto rrëshqitje dheu kanë shkaktuar një eksplodim në një tubacion natyral të naftës.
Nga zyrat kompetente kineze, kanë bërë të ditur se hetimet fillestare kanë konstatuar se rrëshqitja e dheut ka ndodhur kur bazamenti prej çimentoje i ndërtesave është bërë jostabil.