Përfundim dramatik pati ndeshja mes Evertonit dhe Liverpoolit në kuadër të Premier Ligës.
Derisa Liverpooli po shkonte drejt një fitoreje të sigurt me rezultatin 2-1, kjo ëndërr iu shua në minutën e 98-të kur mbrojtësi i Evertonit, James Tarkowski, shënoi për të barazuar shifrat në Goodison Park.
Kështu, Liverpooli vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 7 pikë larg vendit të dytë, Arsenalit.
Por, kur u mendua se gjithçka mori fund, pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, u nxehën gjakrat në fushë.
Ishte Abdoulaye Doucoure (Everton) ai që duket se shkoi për të festuar te tribuna e “Reds”, duke nxitur kështu reagimin e ashpër të Curtis Jones (Liverpool). Aty u krijua një rrëmujë e madhe me Johnesin në mes të saj, teksa lojtarët e ekipeve kundërshtare po shtyheshin me njëri-tjetrin.
Kështu, gjyqtari i ndeshjes vendosi të i ndëshkojë me karton të kuq të dy ata, Doucouren dhe Johnesin, por edhe trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot.
Jones mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të rolit të tij në incident, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës. Edhe Doucoure u ndëshkua njëjtë, me kartonin e dytë të verdhë.
Me kartonin e kuq të pranuar, edhe Slot do të mungojë në ndeshjen e ardhshme. /Klankosova.tv
Curtis Jones chasing Doucoure down after the Everton man ran to Liverpool fans to celebrate right in front of them.
If I was a Liverpooo fan I’d have loved that from Jones, he didn’t want to see the Liverpool fans goaded like that… ?pic.twitter.com/Jq9HkvA4cx
— Football Away Days (@FBAwayDays) February 12, 2025
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.