Lajmet e fundit

Aktorja Emma Watson është bërë pjesë e mediave rozë, kësaj here për një komplot rrëmbimi që thuhej se po përgatitej kundrejt saj.
Tabloidët shkruajnë se ndaj Watson po mendohej rrëmbimi në skenat e xhirimeve.
Emma Watson ka qenë subjekt i disa thashethemeve të frikshme javën e shkuar kur një tabloid britanik raportoi se dy punonjës të sheshxhirimit të filmit të saj ‘Beauty and the Beast”, kishin planifikuar ta rrëmbenin atë gjatë xhirimeve.
Sipas anabel, ka qenë një shofer taksie që kishte dëgjuar gjithë komplotin e tyre dhe i tregoi gjithçka menaxherëve dhe stafit të studios, transmeton Klan Kosova.
Epo, të rejat më të fundit tregojnë se këto thashetheme rezultojnë të pavërteta. Pavarësisht raportimeve të tabloidit që kërcënonin kështu sigurinë e aktores, Watson duket se nuk ka qenë kurrë objekt i nje komploti për rrëmbim.
Ndërkohë, Watson dhe kasti i filmit janë duke punuar shumë për “Beauty and the Beast”, i cili pritet të dalë në kinematë botërore në Mars të vitit 2017.