Lajmet e fundit

Miroslav Tomiq shtetas i Serbisë është rrëmbyer të shtunën në Libi. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka konfirmuar këtë informacion, duke vënë në dukje se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet libiane, raporton B92 njofton klankosova.tv
Tomiq i cili punonte në fushat e naftës, u rrëmbye pranë puseve të naftës, "Messina OILFILD", e cila është në pronësi të "arab Gold Olive Company". Përndryshe, puset nuk janë të vendosura në zonën e konfliktit, dyshohet se ketë rrëmbim kanë kryer grupe lokale kriminale, raporton B92, njofton klankosova.tv
Në nëntor të vitit të kaluar në afërsi të qytetit Sabri janë rrëmbyer zyrtarët e ambasadës serbe në Libi Sladjana Stankoviç dhe Jovica Stepic. Por janë vrarë më 19 shkurt kur trupat e SHBA- së kanë kryerë sulme ajrore mbi fortesën e shtetit islam.