Lajmet e fundit

Një vajzë me shtetësi shqiptare është rrëmbyer vetëm disa hapa larg shtëpisë së saj në Romë. Sipas mediave italiane vajza 26-vjeçare është përdhunuar nga dy persona dhe vetëm në orët e para të mëngjesit ajo ka mundur të shpëtojë.
Pasi vajza ka bërë denoncim në Polici, babai i saj, Vladimir Kosturi, mësues prej 27 vitesh në Itali ka bërë thirrje për protestë.
Mësuesi i matematikës shkruan në profilin e tij në Facebook se, ngjarja që i ka ndodhur vajzës së tij është një kambanë alarmi për sigurinë e fëmijëve.
“U mor peng në rrugë gjatë kthimit në shtëpi, u tërhoq zvarrë, u përdhunua brutalisht dhe u mbajt e burgosur gjatë gjithë natës”, shprehet Kosturi.
Ngjarja është konfirmuar dhe nga Policia italiane e cila ka arrestuar një 33-vjeçar, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.