Lajmet e fundit

Avioni i kompanisë libiane "Afriqiyah Airways" është detyruar të aterrojë në Maltë pas raportimeve se dy persona kanë kërcënuar se do ta hedhin aeroplanin në ajër.
Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka shkruar në Twitter se ai ishte i informuar për "rrëmbimin e mundshëm" dhe se "operacionet e sigurisë dhe shpëtimit janë gati".
"Times of Malta" shkruan se njëri nga rrëmbyesit, i cili thuhet se kishte një granatë dore, është mbështetës i liderit të vrarë libian Muammar el Gaddafi ishte i gatshëm t`i lironte të gjithë pasagjerët nga avioni nëse i përmbushen kërkesat e tij, por nuk dihet saktësisht se çfarë ka kërkuar ai, transmeton Klan Kosova.