Lajmet e fundit

Dy kanadezë, një norvegjez dhe një grua lokale janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një vendpushim turistik në Filipinet Jugore.
jë zëdhënës i ushtrisë ka thënë se ata u kidnapuan në një pushimore në Samal, në afërsi të Davaos në Mindanao.
Pengmarrësit të cilët nuk janë identifikuar akoma nga policia janë larguar nga atje me anije, ka thënë kapiteni Alberto Caber.
Sipas tij katër të rrëmbyerit ishin në shënjestër të personave të armatosur dhe se nuk ishin marrë peng rastësisht.
Që nga viti 1990 në Filipinet Jugore kanë ndodhur incidente sporadike të rrëmbimeve nga grupet militante myslimane, , raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.