Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projekt-rregulloren për funksionimin dhe përfaqësimin e institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Strukturat e Stabilizim-Asociimit e cila përcakton funksionimin, përfaqësimin, detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës në kuadër të strukturave të Stabilizim-Asociimit.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramadan Ilazi, gjatë paraqitjes për miratim të kësaj projekt-rregullore para kabinetit qeveritar ka theksuar se Strukturat e Stabilizim Asociimit do të janë mekanizma institucional që do të shërbejnë për koordinimin, mbikëqyrjen, vlerësimin dhe raportimin e përmbushjes së detyrimeve dhe obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Miratimi i kësaj rregullore i hap rrugën takimit të parë të Këshillit të MSA-së në tetor të këtij viti që do të shënoj avancimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së, duke konfirmuar edhe njëherë të ardhmen evropiane të Kosovës, transmeton Klan Kosova.