Lajmet e fundit

Janë sanuar problemet teknike në programin për regjistrim të automjeteve nëpër qendrat e regjistrimit në Kosovë.
Rroksana Qarri -Drejtoreshë e Zyrës për Komunikim Publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka thënë për Klan Kosovën se pas sanimit të problemit, regjistrimet e automjeteve kanë vijuar me rregull.
“Rreth orës 13:00 është bërë evidentimi dhe zgjidhja e problemit në programin e automjeteve. Pas funksionalizimit të sistemit nga ora 13:00, e deri më tani janë kryer rreth 1500 regjistrime të automjeteve në të gjitha qendrat e Kosovës” tha Qarri, njofton Klan Kosova.
Qytetarë të shumtë kanë pritur në radhë qysh në orët e hershme të mëngjesit nëpër qendrat për regjistrimin e automjeteve anembanë Kosovës.