Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka filluar me rregullimin e rrethojave dhe pastrimin e varrezave në disa fshatra të Komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen e varrezave dhe përmes këtij projekti parashihet të vendosen rrethoja në nëntë lokacione të ndryshme, përkatësisht në varrezat e fshatrave Prugoc, Barilevë, Besi, Lebanë, Trudë, Bërnicë dhe Bardhosh.
Siç bën të ditur zyra për informim e komunës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, sipas planit për realizimin e këtij projekti janë paraparë 60 ditë pune ndërsa punët është duke i kryer kompania “NNP Ndërtimtari”, transmeton Klan Kosova.
Vlera e këtij projekti është rreth 80 mijë euro.