Lajmet e fundit

Shkallët tek Posta e Madhe në lagjen “Dardania” të kryeqytetit kanë filluar të rregullohen.
Mëngjesin e të enjtes zona përreth u rrethua e nisi edhe largimi i kockave të vjetra.
Banorët e kalimtarët e kësaj ane e mirëpritën fillimin e punimeve. Megjithatë duan që punimet të kryhen para muajve të dimrit, kur thonë se rrezikshmëria për tu lënduar është më e madhe, transmeton Klan Kosova.
Ka vite që kërkohet rregullimi i shkallëve të vendosura në vitin 1982, derisa që nga atëherë nuk është bërë asnjë investim që do të përmirësonte gjendjen. Përgjigje për të kuptuar detajet e projektit televizioni nuk morri nga Komuna e Prishtinës të enjten.