Lajmet e fundit

Abdul Trad, është nga Damasku i Sirisë, e që nga e marta po qëndron në Gjevgjeli të Maqedonisë.
Ai tregon, se nëpër çfarë kanë kaluar ai dhe familja e tij deri kur mbërritën në Maqedoni.
Trad i përket besimit katolik, dhe shprehet se arsyeja pse është larguar nga Siria nuk është përkatësia fetare, por lufta që e ka përfshirë vendin e tij.
Burri nga Siria, në vitet e 90-ta ka jetuar në Zvicër, ku edhe kishte takuar shumë kosovarë të ikur prej lufte, për të cilët ka shumë fjalë të mira.
Tani 16 vjet pas, ai shprehet se i kupton plotësisht se nëpër çfarë situate kanë kaluar kosovarët në atë kohë.
Kronikë nga Besnik Tahiri.