Lajmet e fundit

Terroristi, që la të vdekur 38 turist muajin e kaluar në Tunizi, u identifikua si Seifeddine Rezgui.
Ai është inqizuar pas sulmit duke vrapuar nëpër plazh, e shumë pak kohë më vonë ai është vrarë nga policia tuniziane.
Por Rezgui përpara se të i’u bashkohet ISIS, ishte një djalë shumë i qetë.
Përpara se të shndërrohet në një vrasës, ai ishte një djalë i zakonshëm që kërcente breakdance dhe që e adhuronte Real Madridin.
Nëna e tij, tregon se ai e kishte përqafuar atë ditë kur ai e bëri aktin terrorist, por asaj i kishte thënë se po shkonte të qëndronte te një shok.
Radhia Manai, shprehet që ajo ende nuk mund të e besojë se çfarë ka ndodhur, dhe nuk e beson që ishte djali i saj është shkaktëtari i vdekjes së 38 personave.
“Nuk mund të e imagjinojë që ai ka organizuar tërë atë? Ai thjesht ishte duke e mbajtur armën, dhe duke ecur. Ai nuk kishte shkrepur mbi turistët”, është shprehur nëna e tij.
Edhe babai i tij, Hakim Rezgui, insiton që ai ishte influencuar nga të tjerët.
“Do doja t’u thoja turistëve: Zoti i bekoftë ata që kanë vdekur dhe Zoti e bekoftë edhe djalin tim”.
“Djali im nuk do e bëntë këtë. Por disa djem e kanë mashtruar por Zoti do i jap atij se çfarë meriton”, është shprehur Rezgui.
Terroristi ditën e sulmit kishte luajtur me vëllaun e tij, më pas ishte larë, i kishte ndërruar rrobat dhe u kishte thënë familjarëve se do të shkonte për ta vizituar një shok.