Lajmet e fundit

Është shpërthimi ai që ndodhi pak para se të rrezikonte të thithej jashtë avionit që pasagjeri L.K., e mban mend. Zhurma shurdhuese e thyerjes së dritares, e cila e zgjoi nga gjumi në vendin 11F ndenjësja pranë dritares ku po udhëtonte në fluturimin e hershëm të mëngjesit me Ryanair, nga Greqia në Gjermani.
Njëmbëdhjetë ditë e 11 net më vonë, ai ka rrëfyer tmerrin që përjetoi.
“Shpërthimi është ajo që mbaj mend,” thotë ai në një intervistë për The Guardian.
Me kokën të mbështetur në një mbajtëse qafe dhe sytë që shikojnë në një pikë të pacaktuar përpara, ai shton: “Është zhurma para kaosit; zhurma që është gjithmonë aty kur mbyll sytë për të fjetur”.
"Kam pasur fat," thotë ai me modesti, transmeton Klankosova.tv
"Nuk mbaj mend shumë gjëra, koka e qafa ende më dhëmbin, por jam gjallë. Mund të ketë qenë rripi i sigurimit, fakti që isha ende i lidhur. Por ndoshta është fati. Unë besoj te Zoti dhe e falënderoj çdo ditë."
Ndërsa gruaja e tij ka treguar momentet e panikut.
“Kur kabina humbi presionin, ai u hodh jashtë dritares nga pjesa e sipërme e trupit dhe humbi menjëherë ndjenjat. Po udhëtonte me atë avion drejt Gjermanisë për të festuar ditëlindjen e vëllait të tij. Në një lartësi prej rreth 4,500 metrash, ai e gjeti veten me kokën dhe krahun e djathtë jashtë avionit, ndërsa aeroplani lëvizte me një shpejtësi prej më shumë se 600 km/h. Imagjinoni! Ai pa vdekjen, atë botën tjetër, dhe u kthye mbrapsht.”
“Një burrë – besoj se ishte shqiptar – ishte i jashtëzakonshëm. Ai bëri gjithçka mundi për ta tërhequr brenda dhe më pas u përpoq të mbyllte dritaren, fillimisht me një çantë që u thith menjëherë jashtë dhe më pas me një valixhe, gjë që funksionoi. I jemi përjetësisht mirënjohës.”
https://klankosova.tv/rripi-e-shpetoi-drama-e-pasagjerit-qe-u-terhoq-jashte-avionit-te-ryanair1/