Lajmet e fundit

Në Magazinën e sotme Zgjedhore do të keni rastin ta ndiqni rrëfimin ekskluziv të Janis McDavid – i ftuar special i edicionit të dytë të “Activate Talks” të organizuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë ku mbajti fjalim motivues para të rinjve në Prishtinë.
Në intervistën për Klan Kosova, Janis McDavid i cili kishte lindur pa duar dhe këmbë ka treguar se si i vogël kishte ëndërruar të bëhej polic.
Gjatë kësaj interviste, ai gjithashtu flet për përshtypjet e tij për Kosovën me ç'rast ka thënë se vendit tonë i mungojnë kushtet për personat me aftësi të kufizuara.
Ndiqeni ekskluzivisht në Magazinën Zgjedhore me fillim në orën 17:00.
Mos e humbisni!