Lajmet e fundit

50 rrëfime personale për përjetimet si refugjatë gjenden në Muzeun Virtual.
Gjithë këto të përmbledhura i solli Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut teksa në formën online mund të gjenden me zë dhe të shkruara, njofton Klan Kosova.
Plani i tyre është që gjatë vitit të pasurohet platforma edhe me 50 tregime tjera, me të cilat synohet që të faktohet memoria kolektive dhe e kaluara, teksa përveç virtualisht, në të ardhmen pritet të ketë edhe ekspozita.
Një nga rrëfimet që gjendet aty është edhe ai i Fjolla Dumanit, që si 12 vjeçare kujton sfidat e largimit nga vendi.
Ajo tregoi për televizionin se ende mbajnë kontakt me një familje brenda vendit që i kishte strehuar, por edhe me të tjerë që ishin takuar në Spanjë, ku kishin arritur të vendosen pas daljes në Maqedoninë e Veriut.