Lajmet e fundit

Leotrim Caraku, tregoi se si nëna dhe dy vëllezërit iu vranë në masakrën e Poklekut tash e 23 vjet, nga forcat serbe.
Ku një natë para se të ndodhte krimi kishte shkuar me nënën dhe dy vëllezërit te daja dhe që nga aty së bashku u nisën për në Drenas, për të vazhduar më pas drejt Shqipërisë. Por ushtria serbe i ktheu prapa dhe i vendosi në një shtëpi në Poklek.
Ndërsa në këtë masakër Fadil Muqolli humbi 14 anëtarë të familjes. Në shtëpinë e tij u vranë 54 persona.
Muqolli tutje tha se eshtrat e 54 personave kanë shkuar t’i marrin pasi janë djegur për herë të dytë dhe i kishin fshehur në malin e fshatit deri sa ka përfunduar lufta. Në mesin e të vrarëve ishin edhe 24 fëmijë.