
- Ajo donte që djali i saj të kishte një grua më pak ambicioze
“Isha mjaft e bukur, e re, e mençur dhe e realizuar. Ajo më urrente. Më pati thënë se nuk duhet t’i diskutoja ëndrrat dhe ambiciet e mia me tim shoq, për shkak se kjo do ta bënte të ndihej inferior. Martesa nuk zgjati për një numër arsyesh, por ajo ishte njëra ndër to”.
Tracy
- Mendonte se ia kisha vjedhur djalin
Tani ish-vjehrra ime, në një parking më pati akuzuar se ia kam vjedhur djalin e saj.
Naomi
- Ende shpresonte se i biri do t’i martohej me te dashurën e shkollës së mesme
“Të parën herë që e takova vjehrrën time, ende pa u martuar, më pati treguar një album nga fëmijëria e të fejuarit tim. Duke i shikuar fotografitë e shkollës së mesme, aty përfshihej një fotografi e formatit 5X7 e një vajze të quajtur Diana dhe më tha: Kjo është Diana, vajza me të cilin do të doja që ai të martohej”. Tërë kohën më kritikonte për mënyrën se si kujdesem për shtëpinë, dhe mendonte se ishte gabim që unë punoja. Njëherë kishte vozitur 2 orë, që t’i dërgonte tani ish-burrit tim një ombrellë, për shkak se e kishte parë në lajme se kishte shanse të binte shi në zonën ku jetojmë ne, dhe ishte e sigurt se unë nuk i kisha thënë një çadër.
Sherry

- Ma preu lumturinë
“Një ditë i thash tani ish-burrit tim: ‘Nuk dua të presim derisa ajo të vdesë që të jemi të lumtur së bashku, që të pres për ty të jesh origjinal dhe ta mbash anën time para saj. Për dreqin, jam gruaja jote, dhe t’i ende qëndron e e dëgjon nënën tënde tek më thumbon me fjalë’. Pas 12 vjetësh martesë, u ngopa me vjehrrën time dhe u ndava nga burri”.
Theia
- Na bëri presion të martoheshim
“Nëna e tij tërë kohën e kishte shtyrë të birin të më propozonte martesë, dhe mua më pati thënë se nëse nuk e pranoj kërkesën e tij për martesë, do të më hidhte në rrugë. Pas kësaj, e pashë vjehrrën duke më planifikuar martesën dhe unë papritmas isha e martuar. Më pas e kuptova se ne ishim më mirë bashkë si miq, dhe prindër më të mirë për fëmijët tanë të divorcuar”.
Cari
- E shtyu të birin të ndahej nga unë
“Ish vjehrra ime, është e qartë se ka menduar se nuk jam mjaftueshëm e mirë për të birin e saj. Ne vendosëm që tu shkojmë prindërve për vizitë, ai te të vet e unë tek babai im. Kur u kthyem në shtëpi më kërkoi divorcin. Katalizatori i vetëm ka qenë ajo”.
Robin