Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni do të raportojë sot para komisionit për Integrime Evropiane.
Pos Hysenit, edhe një ministrër tjetër në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku do të rrëfehet para deputetëve në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Ministri i infrastrukturës do të raportojë për zhvillimet në fushëveprimtarin e ministrisë, në realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, drejtori i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni do të raportojë para Komisionit për punë të brendshme, njofton Klan Kosova.