Në orët e pasdites thuajse në gjithë Kosovën ka nisur një rrebesh shiu.
Gjatë kohës sa po bie shi është duke fryrë edhe era, ndërsa herë pas herë ka edhe vetëtima.
Ky shi vjen vetëm pak ditë pas ngritjes së temperaturave të cilat patën rënë në deri në 20 gradë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa sot temperaturat kanë shënuar deri në 30 gradë, e prej nesër ato sërish do të ngritën, të dielën pritet të shkojnë deri në 34 gradë.
Video më poshtë është xhiruar në Suharekë, nga gazetari i Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.