Shtatë gola janë shënuar sonte në ndeshje e Europa League, Galatasaray - Elfsborg.
Skuadra turke e mposhti ekipin e dy vëllezërve Zeneli, Arbërit dhe Besfortit të cilët luajtën deri në minutië e 77-të.
"Cim Bom" e nisi furishëm takimin duke shkuar në pushim me tre gola epërsi.
Icardi ishte i pari që realizoi gol në minutën e 28-të.
Një autogol nga Pettersson dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të, ndërsa pas pesë minutave realizoi Yilmaz.
Elfsborg shënoi dy gola të shpejtë, me Hult në minutën e 53-të dhe Baidoo i cili u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 64-të.
Akgun vulosi fitoren e Galatas në minutën e 83-të, ndërsa Larson ngushtoi rezultatin në 4:3, në 90+2.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.