Lajmet e fundit

Për 35 minutash rresht, deputetët e opozitës nuk i ndalën goditjet në tavolina, për ta penguar mbajtjen e seancës për shkak të mosplotësimit të kërkesës për formimin e komisionit hetimor për krizën energjetike.
Përveç shuplakave, disa i përdorën edhe shishet e qelqit, për çka i dëmtuan tavolinat para tyre.
Njësoj vepruan edhe në pjesën e dytë të seancës, pas pauzës, ku do të votoheshin dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Për më tepër, tash opozitarët ishin pajisur edhe me filikaqa.
Ndërsa i morën dy kutitë e votimit. Kjo shkaktoi përplasje me deputetët e pushtetit.
Situata e krijuar e detyroi Konjufcën t'i thërrasë në mbledhje urgjente shefat e grupeve parlamentare.
Këtë herë, pozitë e opozitë u morën vesh me fjalë, për të vazhduar normal në pjesën e tretë, ku do të votoheshin dy komisionet hetimore të propozuara nga të dyja palët.