Lajmet e fundit

Në rrugën “Beteja e Koshares” në Mitrovicë, një grua e moshës 37 vjeçare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj ku si pasojë kishte pësuar lëndime të dukshme trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë e më pas është dërguar për në QKUK.
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin H.B., 37 vjeçar, me ç’rast është realizuar bastisje në shtëpinë e tij. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar, një pistoletë me 34 fishekë, një shufër metalike, një shufër gome, një palë pranga dhe një thikë.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale "lëndim trupor" dhe "armëmbajtje pa leje".