Lajmet e fundit

Dhuna në familje vazhdon të mbetet problem i madh në shoqërinë kosovare.
Rasti më i fundit i kësaj natyre ka ndodhur dje në Ferizaj, kur një i dyshuar ushtroi dhunë në bashkëshorten e tij dhe familjarët e tjerë, transmeton Klan Kosova.
Arsye e dhunës nuk dihet, përderisa Policia e Kosovës e ka arrestuar agresorin.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.