Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë do të vizitojë sot, qytetin e Bajram Currit në Shqipëri.
Ai do të bisedojë me autoritetet komunale dhe ato shëndetësore të këtij qyteti verior të Shqipërisë, për bashkëpunimin në shëndetësi.
Bisedimet do të fokusohen në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Bajram Currit në Spitalin e Gjakovës dhe atë të Prizrenit në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në shëndetës, transmeton Klan Kosova.